50 mijë dollarë për PR/ Si e kontraktoi Veliaj agjencinë amerikane për imazhin e tij te ndërkombëtarët
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kontraktoi kompaninë amerikane të PR, Hellerman Communications për të menaxhuar imazhin dhe perceptimin e tij në arenën ndërkombëtare, në një kohë kurpërballjet me SPAK-un janë kthyer në kryefjalën e politikës shqiptare. Dokumentet zyrtare të regjistruara në Departamentin e Drejtësisë në SHBA, sipas ligjit FARA, zbulojnë se Erion Veliaj dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj, kanë ndërtuar një makinë të fuqishme ligjore dhe marrëdhëniesh publike midis Nju Jorkut dhe Uashingtonit. Kjo mbrojtje strategjike mbështetet në dy nivele elitare, e cila nisi fillimisht më 1 mars 2025 me firmën Kasowitz Benson Torres LLP. Si një nga studiot ligjore më agresive në Nju Jork, e njohur për përfaqësimin e figurave të larta politike në Amerikë, ajo u angazhua për të ofruar...
Burimi:
sot.com.al