
50 euro për një vit! Ulet tarifa për siguracionin e makinës me Maqedoninë e Veriut
👁1944
Duke filluar nga sot (1 Prill 2025), qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të lëvizin drejt Maqedonisë së Veriut me “Karton Jeshil” me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar prej 50 euro. Kjo është masa e dytë që ndërmerret në një hark të shkurtër kohor, për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve shqiptarë drejt vendeve kufitare, pas hyrjes në fuqi më 1 shkurt 2025 të policës së sigurimit “Karton Jeshil” 1-vjeçar me Malin e Zi. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në kuadër të zbatimit të rekomandimeve të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për lehtësimin...
Burimi:
Top-Channel.tv