Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ankesat për shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë, AKEP kërkesë KQZ-së:Publikoni kontratën me kompaninë postare
AKEP kërkon transparencë nga KQZ për kontratën me DHL mbi shpërndarjen e fletëve të votimit në diasporë Agjencia e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) i ka kërkuar zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) një kopje të kontratës me operatorin postar DHL, i cili ka marrë përsipër shpërndarjen e fletëve të votimit për qytetarët shqiptarë jashtë vendit. Kjo lëvizje vjen në mes të ankesave në rritje nga partitë politike dhe votuesit jashtë vendit, të cilët pretendojnë se kompania nuk po respekton rregullat për dorëzimin personal të zarfeve zgjedhore. Në shkresën drejtuar KQZ-së, AKEP thekson se është autoriteti ligjor që mbikëqyr shërbimet postare në vend dhe mbron interesat e konsumatorëve, duke përfshirë dhe rastet e ankesave për dërgesat ndërkombëtare zgjedhore. AKEP kërkon konkretisht një kopje të plotë...