“Enver Sekiraqa e kishte rrahur Adelina Ismajlin”, çka tha dëshmitari në rastin e vrasjes së Triumf Rizës?

“Enver Sekiraqa e kishte rrahur Adelina Ismajlin”, çka tha dëshmitari në rastin e vrasjes së Triumf Rizës?

Dëshmitari Blerim Shala, gjatë dhënies së dëshmisë në procesin gjyqësor ndaj Ilir dhe Rrahim Abdullahut, të akuzuar për vrasjen e policit Triumf Riza, tha se ky i fundit i kishte treguar se Enver Sekiraqa e kishte rrahur Adelina Ismailin. “Kush e ka rrahur?” – pyeti anëtarja e trupit gjykues, Violeta Bajra-Namani. Dëshmitari Shala u përgjigj: “Enver Sekiraqa.” Paraprakisht, Shala sqaroi se si Riza e kishte njoftuar se Adelina Ismaili kishte shprehur shqetësime te ai për shkak të Enver Sekiraqës. Shala tha se nuk i kujtohet të ketë pasur probleme të tjera mes Enver Sekiraqës dhe Triumf Rizës, dhe se problemet ndërlidheshin për shkak se Riza ishte polic. Gjatë dëshmisë, dëshmitari Shala ka treguar në detaje se si Riza ishte përndjekur nga grupi i “Sekiraqës”. Prokuroria...