“Ç’të shihje”, Rama takim me biznesin e vogël në Shkodër: S’më del e keqja me inspektorët! I mbaruan akulloren asaj, katër veta me një tas

“Ç’të shihje”, Rama takim me biznesin e vogël në Shkodër: S’më del e keqja me inspektorët! I mbaruan akulloren asaj, katër veta me një tas

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama u ndal sot në Shkodër në një bashkëbisedim me biznesin e vogël të rajonit për të prezantuar nismat ekonomike të qeverisë në mbështetjen e tyre. Ndërsa prezantoi edhe në Shkodër paketën e ‘paqes fiskale’, Rama tha se nuk i del e keqja deri sa të heqë inspektorët tatimor që shkojnë në dyert e bizneseve. “Me fiskalizimin u bë një hap i mirë në drejtim të formalizmit, por prapë ne e dimë shumë mirë, shqiptarë jemi të gjithë, unë mendoj se ne jemi më të besueshmit për të na përdor ata që vendosin rregullat për të na përdor ku është hilja, thuhet se ‘bëj ligjin dhe gjej hilen’, por ne jemi më të shpejtët, ne jemi të shpejtët. Del rregulli,...