Ministri francez “rrëzon” SHBA-në, e vështirë marrëveshja e tarifave me Bashkimin Europian

Ministri francez “rrëzon” SHBA-në, e vështirë marrëveshja e tarifave me Bashkimin Europian

Ministri francez i Ekonomisë, Eric Lombard, e sheh të vështirë arritjen e një marrëveshjeje për tarifat mes BE-së dhe SHBA-së. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur tarifa prej 10% ndaj shumicës së partnerëve tregtarë dhe ka shtuar tarifat ndaj importeve të çelikut, aluminit dhe industrisë së automobilëve. Në shënjestrën e tij përfundoi edhe blloku europian, e ndonëse tarifat më të larta të vendosura ndaj mallrave të BE-së u pezulluan për 90 ditë, ato skadojnë në fillim të korrikut, e situata, për unionin, mbetet shqetësuese. Lombard u takua gjatë kësaj jave me drejtorin e Këshillit Kombëtar Ekonomik të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Hasset, sekretarin amerikan të Tregtisë, Howard Lutnick, dhe atë të Thesarit, Scott Bessent. “Ne nuk do ta fshehim faktin që ende ka shumë rrugë...