“Blerje votash nga burgu”, Klodiana Lala zbulon hetimin sekret për krimet zgjedhore

“Blerje votash nga burgu”, Klodiana Lala zbulon hetimin sekret për krimet zgjedhore

SPAK, Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ kanë nisur hetimin e krimeve zgjedhore për fushatën e 11 majit. Gazetarja Klodiana Lala, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se nga janari deri më sot janë 25 procedime penale, ndërsa njëri nga hetimet ka nisur nga sekuestrimi i një celulari në një burg të sigurisë së lartë ku rezulton se u dënuari ishte i përfshirë në fushatën e një forcve politike. “Nga janari deri më sot janë 25 procedime penale, 7 me iniciativën e prokurorëve që kanë konstatuar që ka vepra penale për krim zgjedhor. Ka patur një risi se është platforma online me ankesa dhe të dhëna. Ka pasur shumë kërkesa për administratën, për resurset shtetërore nga ministra dhe dyshime për shiblerje të votës. I vetmi rast zyrtar...