Rama në Velipojë: Fuqizojmë mbështetjen për ekonominë vendore të Shkodrës dhe Lezhës, tërheqim turistët që shpenzojnë më shumë

Rama në Velipojë: Fuqizojmë mbështetjen për ekonominë vendore të Shkodrës dhe Lezhës, tërheqim turistët që shpenzojnë më shumë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama këtë të premte është ndalur në Shkodër, Velipojë me përfaqësuesit e bizneseve. Kryesocialisti shoqërohej nga kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci dhe ai i Lezhës, Pjerin Ndreu. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria është e vendosur të fuqizojë mbështetjen për ekonominë vendore në Shkodër dhe Lezhë, përmes projekteve ambicioze që synojnë jo vetëm zhvillimin e infrastrukturës, por edhe rritjen e të ardhurave kombëtare përmes turizmit cilësor. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e investimeve në nënstacione të reja energjetike, rrugë lidhëse dhe zhvillimin e zonave malore si Thethi, duke përmendur gjithashtu një rrjet unik arkitektësh që po punojnë në projekte të një gjenerate të re. “Synojmë të tërheqim turistët me fuqi të lartë shpenzimi dhe të krijojmë një...