Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Parandalohet krimi në Kamëz, burri kërcënon gruan me armë zjarri
Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçar, pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij dhe e ka kërcënuar atë me armë zjarri.Uniformat blu kanë sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit. ”Shërbimet e Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale.Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u arrestua në flagrancë shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në Kamëz....