49 mijë dosje te Përmbarimi! Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen, drejtori i shërbimit përmbarimor shpjegon procedurat

49 mijë dosje te Përmbarimi! Një pjesë do të fshihen dhe nuk do të ekzekutohen, drejtori i shërbimit përmbarimor shpjegon procedurat

Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen. Gati 49 mijë dosje po evadohen nga përmbaruesit mes të cilave gjoba të pashlyera që prej kohës së pandemisë. Në këtë stok janë edhe gjobat e falura nga qeveria që nuk ishin ekzekutuar nga institucionet. Konkretisht, 122 qytetarë vazhdojnë ende të jenë borxhlinj të shtetit mbasi nuk kanë shlyer gjobën e vendosur nga policia e shtetit gjatë pandemisë së Covid 19. “Në bazë të këshillimeve dhe orientimeve që ka marrë çdo përmbarues, është këshilluar që në zbatim të Kodit të Procedurës...