Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Sondazhi: Rama mbetet lideri që ofron më shumë besim! Doshi e Shehi, më të preferuar se Meta
Kryeministri Edi Rama, njëkojësisht kreu i PS-së vijon të ruajë pozitën e njeriut më të besuar dhe frymëzuese për qytetarët. Sipas sondazhit të sotëm, 27 mars, të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin italian “Piepoli”, 43% e shqiptarëve deklarojnë se Edi Rama është lideri që u jep më shumë besim dhe i frymëzon, ndërsa 36% zgjedhin Sali Berishën. Në krahasim me sondazhin e 13 marsit, Rama ka një rënie prej 2 % ndërsa Berisha nuk ka ndryshim. Ka një rënie besimi tek figurat e reja. Rezulton mbështetje më të ulët, duke reflektuar një zhvendosje të qartë të perceptimit qytetar në drejtim të liderëve më dominues ose më të rinj në profil. Një rënie të ndjeshme ka dhe për Ilir Metën, presidentin e partisë...