48 orë vendimtare për Putinin/ Witkoff në Kremlin, Zelensky telefonon Trump, Shtëpia e Bardhë paralajmëron

48 orë vendimtare për Putinin/ Witkoff në Kremlin, Zelensky telefonon Trump, Shtëpia e Bardhë paralajmëron

Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi publikisht homologun e tij rus Vladimir Putin para disa ditësh se nëse ky i fundit nuk do të përmbushte kërkesën e tij për t’u dhënë fund luftimeve në Ukrainë, Rusia do të përballej me sanksione edhe më të rënda. Megjithatë, teksa afati i kërcënimit të Trump skadon pas dy ditësh, pra në 8 gusht, ende nuk ka asnjë sinjal lëshimi nga Kremlini. Trump ka kërcënuar se do ta godasë Rusinë me sanksione të reja dhe do të vendosë tarifa 100% për vendet që blejnë naftën e saj, çka besohet se do të dobësojë tejmase aftësinë e Moskës për të mbajtur gjallë makinerinë e luftës në Ukrainë si një prej vendeve kryesore të eksportit të naftës në botë. Vetë Trump u...