Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“I çova tortë me reçel të shtunën, më tha ‘jam shumë mirë’”, kirurgu personal tregon momentet e fundit të Papës: Më thirrën në 5 të mëngjesit kur…
Sergio Alfieri, drejtori i kirurgjisë onkologjike abdominale në spitalin Gemelli, koordinatori i mjekëve të Atit të Shenjtë gjatë shtrimit të tij dhe kirurgu i tij personal, flet për Papën në kohën e tashme. Dhe për herë të parë zbulon detaje dhe projekte që kanë shënuar një marrëdhënie “vlerësimi dhe dashurie” që është rritur ndër vite. Që kur, në vitin 2021, u kujdes për ndërhyrjen e parë në bark. “Në janar, Papa Françesku më tha se duhej të kujdeseshim për embrionet e braktisura. Ishte i prerë: ‘Janë jetë, nuk mund të lejojmë që të përdoren për eksperimente ose që të humbasin. Do të ishte vrasje’. Po shqyrtonim, edhe me Ministrinë e Shëndetësisë, ndër opsionet e ndryshme, mënyrën për t’i dhënë për birësim, por nuk pati kohë...