Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Bombardimet e Rusisë gjatë natës, Zelensky merr vendimin për vizitën e radhës në Afrikën e Jugut
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ndërprerë vizitën e tij në Afrikën e Jugut pas një vale të re sulmesh ajrore ndaj Ukrainës gjatë natës, ku raportohen 9 viktima dhe mbi 80 të plagosur. Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Zelensky tha se do të informojë presidentin e Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, për situatën dhe nevojën për të intensifikuar përpjekjet diplomatike globale. Takimi mes dy liderëve pritet të zhvillohet gjatë paradites së sotme, megjithatë pjesa tjetër e vizitës zyrtare në Afrikën e Jugut do të anulohet, pasi Zelensky synon të kthehet menjëherë në Ukrainë. “Kemi 44 ditë që kemi pranuar një armëpushim të plotë, të propozuar nga SHBA, por Rusia vazhdon të vrasë njerëz dhe të shmangë presionin ndërkombëtar dhe përgjegjësinë për këto...