Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Integrimi në BE, ekspertja: Nëse çalojmë në kapitujt 23-24, pezullohet procesi i negociatave
Ekspertja për çështjet e integrimit, Nirvana Deliu e ftuar në studion e RTSH 24 ka vënë fokusin te anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke vënë theksin rëndësia e grupkapitujve 23-24 për arritjen e këtij qëllimi. Ndërsa sqaroi fokusin e këtyre dy kapitujve themelorë, Deliu nënvizoi në krye të fjalës së saj se, nëse çalohet pikërisht në këto dy kapituj, i gjithë procesi i negociatave me Bashkimin Evropian pezullohet. Deliu bëri me dije se fokusi i kapitullin 23 përqendrohet te gjyqësori dhe të drejtat themelore, ndërsa kapitulli 24 ka në thelb të tij drejtësinë, lirinë dhe sigurinë. “Kapitulli 23 ka në fokus gjyqësorin dhe të drejtat themelore, ndahet në 3 fusha madhore që janë: gjyqësori, apo sistemi i drejtësisë ku ne kemi reformën në drejtësi;...