Kërcënonte klientët për fotot intime, arrestohet prostituta në Durrës, pranga edhe mikut të saj

Kërcënonte klientët për fotot intime, arrestohet prostituta në Durrës, pranga edhe mikut të saj

Policia e Durrësit arrestoi një grua 49-vjeçare, e cila ushtronte prostitucion. Në pranga ranë edhe një miku i saj, 40-vjeçar, i cili kërcënonte klientët me thikë për t’u marrë para, shkruan A2 CNN. Gjithashtu u arrestua edhe një person i tretë, që shoqërohej me 40-vjeçarin, pasi gjatë kontrollit i gjetën një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje. “Në kuadër të operacionit “Last Threat” u vunë në pranga shtetasit R. L., 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, A. H., 49 vjeçe, banuese në Spitallë, Durrës dhe A. H., 21 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasja A. H. i ka ofruar favore seksuale, kundrejt pagesës, shtetasit F. Ç., në banesën e saj. Më pas, në bashkëpunim...