Trump akuzon Zelensky për dëmtimin e negociatave të paqes, ndërsa Ukraina vazhdon të refuzojë njohjen e Krimesë si territor rus

Trump akuzon Zelensky për dëmtimin e negociatave të paqes, ndërsa Ukraina vazhdon të refuzojë njohjen e Krimesë si territor rus

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka akuzuar Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se po dëmton negociatat për paqe, pas deklaratës së këtij të fundit se Ukraina nuk do të njohë kurrë kontrollin e Rusisë mbi Krimenë. Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump tha se një marrëveshje për të përfunduar luftën ishte "shumë afër", por se refuzimi i Zelenskyt për të pranuar kushtet e SHBA-ve do të "përshkallëzonte më tej" konfliktin. Pak më herët, Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, shpalosi vizionin e Shteteve të Bashkuara për një marrëveshje paqeje, duke thënë se kjo do të "linte kufijtë territorialë, afër atyre që janë sot". Ukraina ka deklaruar gjithmonë se nuk do të heqë dorë nga Krimea, një gadishull i aneksuar nga Rusia në mënyrë të paligjshme...