Policia e Republikës Serbe nuk lejon policinë e Bosnjës të arrestojë Dodik

Policia e Republikës Serbe nuk lejon policinë e Bosnjës të arrestojë Dodik

Një përplasje mes policisë së Republikës Serbe dhe Policisë së Bosnjës ka ndodhur ditëne  sotme, shkak është bërë Milorad Dodik. Sipas asaj që raporton klix.ba, pjesëtarët e SIPA-s (policia boshnjake) kanë tentuar ta arrestojnë Dodikun, por këtij veprimi i janë kundërvënë pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Serbe. Gjatë përpjekjes për arrestim nuk është përdorur forcë. “Mund të konfirmoj se pjesëtarët e SIPA-s kanë qenë në Qendrën Administrative të Qeverisë së Republikës Serbe në Sarajevën Lindore, duke vepruar sipas urdhrit të Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës në lidhje me veprën penale – moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Ata kanë tentuar ta zbatojnë këtë urdhër, por janë penguar nga MPB-ja”, deklaroi zëdhënësja e SIPA-s, Jelena Miovçiç. Kujtojmë se Gjykata e Bosnjë dhe...