Lituania akuzon Moskën dhe Minskun për planifikim të sulmeve ndaj diasporës bjelloruse

Lituania akuzon Moskën dhe Minskun për planifikim të sulmeve ndaj diasporës bjelloruse

Departamenti Shtetëror i Sigurisë në Lituani (VSD) tha se ka zbuluar një operacion sekret të shërbimeve të inteligjencës ruse dhe bjelloruse që synon nxitjen e dhunës ndaj bjellorusëve që janë në mërgim, të cilët jetojnë në Lituani. Ky komplot, që përfshinte provokime dhe fushata të dezinformimit, u zbulua përmes një njoftimi të publikuar nga VSD-ja, që u transmetua nga transmetuesi publik lituanez, LRT. Sipas autoriteteve lituaneze, shërbimet e huaja të inteligjencës kanë qenë duke orkestruar incidente gjithnjë e më të rrezikshme kundër diasporës bjelloruse në Lituani, që numëronte mbi 57.000 persona në fillim të vitit 2025. Autoritetet thanë se agjentë të huaj kanë tentuar të simulojnë përplasje midis të ashtuquajturve bjellorusë “Litvinistë” – ndjekës të një ideologjie që e lidh identitetin bjellorus me Dukatin e...