Berisha nga Fieri: Zotohemi se brenda 100 ditëve të para do ta largojmë mjerimin nga Shqipëria

Berisha nga Fieri: Zotohemi se brenda 100 ditëve të para do ta largojmë mjerimin nga Shqipëria

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar sot para mijërave banorëve të Fierit, kandidatët për deputetë të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati u shpreh se, programi i Partisë Demokratike, është i qartë dhe në 100 ditët e para do të zhdukë varfërinë ekstreme me anë të minimumit jetik. ‘Ndaj dhe ne shpallim solemnisht se në Shqipëri në 100 ditët e para do ketë zero varfëri ekstreme. Mjerimin do e përjashtojmë nga Shqipëria. Miqtë e mi, nuk ka dhe nuk do ketë pensionist me cilindo lloj pensioni, të pjesshëm, të plotë, etj, që do marrë më pak se 200 euro në muaj. Nuk ka dhe nuk do ketë të papunë, me ndihmë ekonomike, studentë me bursë, jetimë në familje që do...