47-vjeçari gjendet i pajetë në Shkodër, dyshohet se vdiq nga pickimi i bletëve

47-vjeçari gjendet i pajetë në Shkodër, dyshohet se vdiq nga pickimi i bletëve

Një 47-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të banesës së tij në Nënmavriq të Shkodrës. Nga këqyrja e trupit të pajetë të tij, policia nuk ka gjetur shenja dhune. Prandaj paraprakisht dyshohet se 47-vjeçari mund të ketë humbur jetën si pasojë e pickimit nga bletët. Për këtë arsye, është ngritur një grup hetimor që po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.