Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Antologjia “Pena e gruas” – Testament dhe frymëzim
“Gra, nëse do të shpëtohet shpirti i kombit, besoj se ju duhet të bëheni shpirti i tij.” Kjo thënie e Coretta Scott King, shkrimtares dhe bashkëshortes së Martin Luther King Jr., duket sikur ka frymëzuar edhe gratë krijuese shqiptare në Amerikë për të sjellë në jetë antologjinë “Pena e gruas”—një testament i fuqishëm i artit dhe shpirtit të tyre në letërsinë shqipe në diasporë.Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë ka një histori të pasur dhe një mision fisnik: të ruajë, zhvillojë dhe promovojë kulturën dhe letërsinë shqipe në mërgatë. Brenda kësaj shoqate, gratë krijuese kanë luajtur një rol të veçantë, duke sjellë një zë të fuqishëm, të ndjeshëm dhe autentik në fushën e letrave. Këtë herë, ky zë vjen i përmbledhur në antologjinë “Pena e gruas”, një...