Rinia shqiptare e sabotuar nga sistemi arsimor dhe tregu i lirë

Rinia shqiptare e sabotuar nga sistemi arsimor dhe tregu i lirë

Teksa Shqipëria ka një bollëk institucionesh të arsimit të lartë, si në sektorin publik dhe atë privat, ka ende një mospërputhje të konsiderueshme midis nevojave të arsimit dhe sektorit të biznesit, referon Fondacioni Europian i Trajnimeve (ETF) i cili vuri theksin se disa sektorë kanë shumë nevoja të mëdha të paplotësuara me kualifikime specifike. ETF një ent që operon nën ombrellën e Komisionit Europian vlerësoi së fundmi se institucionet arsimore në Shqipëri, jo vetëm nuk arrijnë t’i pajisin të rinjtë me aftësi praktike dhe specifike për tregun aktual të punës, por nuk arrijnë të ushqejnë as interesat e studentëve. Më tej ETF referon se sistemi arsimor shqiptar nuk ofron edukim adekuat për sipërmarrjen, por për më tepër nuk përfshin as sipërmarrësit për të zbatuar kurrikulat...