Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Berisha ‘hap thesin’: Do falim çdo gjobë dhe kamatë që nga koha e Ramiz Alisë
                            Gjatë një takimi me gratë në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se nëse vjen në krye të qeverisë do të falë çdo gjobë dhe kamatë që është vënë nga viti 1992 deri më 11 Maj. “Ju e dini që ne kemi premtuar faljen e çdo gjobe për qytetarët shqiptarë që është vendosur para datës 11 maj e gjer në vitin 1992. Çdo gjobë, çdo kamatë zerohet, bëhet inekzistente për çdo gjë. Duam t’i çlirojmë qytetarët shqiptarë nga makthet e padrejtësive që ata kanë përjetuar ndër vite”, tha Berisha. Kryedemokrati tha se qeveria aktuale kërkonte amnisti për grupet kriminale, ndërsa demokratët do të bëjnë amnisti për qytetarët dhe bizneset e ndershme.