Berisha: Familja e fortë është themeli i arritjeve tona, kushti i mirëqenies dhe i të ardhmes tonë

Berisha: Familja e fortë është themeli i arritjeve tona, kushti i mirëqenies dhe i të ardhmes tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha prezantoi kandidatët e opozitës së Qarkut Korçë për zgjedhjet e 11 majit, në një takim madhështor, ku mijëra qytetarë e pritën me entuziazëm dhe brohoritje. Në fjalën e tij, Berisha theksoi se ‘një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, është kushti i mirëqenies dhe i të ardhmes tonë’. Berisha: Të dashur, qytetar dhe qytetare të Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës. Përshëndetjet e mia më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje entuziaste, për këtë atmosferë të elektrizuar, të njerëzve të lirë, të mbledhur këtu, në një mision të madh të jetës së tyre, në misionin e shpëtimit të Korçës, Pogradecit, Devollit dhe Kolonjës nga ky regjim, nga kjo e keqe që ka shkretuar këto...