Shqipëria të çojë bufin për negociata me BE? Rama për Berishën: I fiket llamba tre herë në ditë

Shqipëria të çojë bufin për negociata me BE? Rama për Berishën: I fiket llamba tre herë në ditë

Këtë pasdite kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat e Gjirokastrës. Gjatë fjalës përmendi edhe kreun e PD-së, Sali Berisha duke i thënë ”Imagjinoni që Shqipëria të çojë bufin për negociata me BE që tre herë në ditë i fiket llamba?”, teksa shtoi se PD do të humbasë me keq se në vitin 2021. ”Imagjinoni që Shqipëria të çojë bufin për negociata me BE që tre herë në ditë i fiket llamba. Nëse ne nxjerrim nga 11 maji një shumicë, mesazhi që populli shqiptar u jep atyre që vijnë në 16 maj, është ”ne duam të kuptoni që s’ka kohë për në që të qëndrojmë jashtë”. Do ju lutesha me përulësi që të bëni çdo gjë që mundeni me shoqet, krushkat, me...