“Negociatat me BE i mbyllim vetëm unë me PS-në”, Rama: Imagjinoni të çojmë Bufin në Bruksel! I fiket llamba tre herë në ditë!

“Negociatat me BE i mbyllim vetëm unë me PS-në”, Rama: Imagjinoni të çojmë Bufin në Bruksel! I fiket llamba tre herë në ditë!

Kryeministri Edi Rama apeloi sot nga Gjirokastra për një vot masive përtej të majtës dhe të djathtës, me qëllimin e vetëm anëtarësimin në BE dhe kapjen e afateve për negociatave, pasi “dera e hapur e BE mund të mbyllet me kënetën”. Kryesocialisti theksoi se “vetëm PS dhe ai e çojnë Shqipërinë në BE”. “A doni t’i mbyllim negociatat? Po! Negociatat me BE i mbyllim vetëm unë me PS-në, nuk ka tjetër. Se po prite 6 muaj, dera mbyllet dhe s’ka më negociata e anëtarësim, dera e BE mbyllet. Jo se ata i mori malli për ne, por sot kanë nevojë ata për ne dhe kanë hapur derën. Kurse ne ta shfrytëzojmë dhe të mos lejojmë të mbyllet ajo derë, një herë ndodh, ndryshe mbyllet, është...