Armëpushimi i Pashkëve, pjesë e propagandës ruse sipas ministrit të Jashtëm francez

Armëpushimi i Pashkëve, pjesë e propagandës ruse sipas ministrit të Jashtëm francez

Armëpushimi i Pashkëve i shpallur nga Moska, por që nuk çoi në një ndërprerje të armiqësive në Ukrainë, “ishte një operacion marketingu” për “të shmangë humbjen e durimit të Presidentit (SHBA) Donald Trump”, tha sot Ministri i Jashtëm francez Jean-Noel Barrot, duke vënë në dukje gjithashtu se evropianët informuan SHBA-në për vijat e tyre të kuqe në lidhje me një marrëveshje paqeje Ukrainë-Rusi, në një takim që patën javën e kaluar. “Armëpushimi i Pashkëve, të cilin (Vladimir Putin) e shpalli paksa papritur, ishte një operacion marketingu, një operacion sharmi që synonte të parandalonte Presidentin Trump të humbiste durimin dhe të acarohej”, tha Barrow. “Megjithatë, ajo që po konstatojmë është se, pavarësisht shkeljeve të shumta, qindra mijëra të zbuluara nga ukrainasit, intensiteti i goditjeve me dronë...