‘Kryeministri del me moton ‘nudo për vota’/ Berisha: Ata që kanë kryer akte të tilla janë ndëshkuar me ligj

‘Kryeministri del me moton ‘nudo për vota’/ Berisha: Ata që kanë kryer akte të tilla janë ndëshkuar me ligj

Sali Berisha: Do të preferoja që vlerësimin individual të ja lija çdo nëne shqiptare, se sa do donte ajo që kryeministri i vendit ti servirë fëmijës së saj, nuditetin e tij dhe ish-bashkëshortes.Do të doja që çdo grua ti shtronte pyetje vetes, sa do donte ajo që burri i saj, ti servirte publikut lakuriqësinë e saj me të në plazh. Do të doja që çdo mësuese, të pyeste veten, çfarë përbën kjo për nxënësit e saj, kur një kryeministër del me moton ‘nudo për vota’. Duke shfrytëzuar jashtë çdo lloj kodi etik dhe moral, detyrën.Do të doja që çdo shqiptar ta vlerësonte vetë këtë, kurse në ligjin shqiptar dhe ndërkombëtar kjo është absolutisht e dënueshme. Vërtetë mund të marrësh disa klikime të kuriozitetit, por kjo...