Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
45 vjet nga masakra e neo-fashistëve me 85 të vrarë e 200 të plagosur në Itali! Tensione politike në përvjetor, reagon Meloni
Në 45-vjetorin e masakrës së stacionit të trenit në Bolonjë, ku më 2 gusht 1980 humbën jetën 85 persona dhe u plagosën mbi 200, Italia përkujtoi një nga plagët më të thella të historisë së saj, tashmë me një vendim përfundimtar nga Gjykata e Kasacionit, që e konfirmon autorësinë e terroristëve neofashistë dhe lozhës masonike P2. Ceremonia përkujtimore u shoqërua me tensione politike dhe deklarata të forta. Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, e përshkroi masakrën si një “gjurmë të pashlyeshme çnjerëzimi në identitetin e Italisë”, të shkaktuar nga “një strategji e pamëshirshme subversive neofashiste që synonte të godiste vlerat kushtetuese...