Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
45-vjeçari vë një tra para pallatit, nuk po lejon banorët që të parkojnë mjetet
Një 45-vjeçar në kryeqytet ka privatizuar sheshin para pallatit ku jeton, duke vendosur traun e hekurit dhe penguar banorët e tjerë për të parkuar mjetet. Policia e Tiranës informon se ka marrë denoncimin dhe nisi hetimet nëpërmjet specialistëve për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3. Pas veprimeve paraprake ndaj të dyshuarit që pretendon se ka pronësinë e tokës para pallatit, u referuan materialet për gjendje të lirë.