Pas Danimarkës, edhe Belgjika plane për të ndërtuar burgje private në Kosovë

Pas Danimarkës, edhe Belgjika plane për të ndërtuar burgje private në Kosovë

FOTO ILUSTRUESE BELGJIKË-Qeveria belge po kërkon një zgjidhje për të burgosurit në burgjet belge dhe po shqyrton mundësinë e qiradhënies së kapacitetit të burgut në një "regjim të ndryshëm ligjor evropian". Një nga opsionet diskutohet të jetë Kosova, por po shqyrtohen dhe vende të tjera, shkruajnë mediat belge. Ministrja e Drejtësisë Annelies Verlinden foli në Parlamentin belg për zgjidhjet e mbipopullimit në burgjet belge dhe u shpreh se po kërkohen zgjidhje për të ndaluarit në Belgjikë. Një nga shtetet e përmendura është Kosova, një shtet me të cilin Danimarka ka marrëveshje të ngjashme. Sipas Verlinden, 300 vende në Kosovë kushtojnë 202 milionë euro për 10 vjet. Për më tepër, këto vende nuk do të jenë të disponueshme deri në vitin 2027, pasi qelitë ende nuk plotësojnë standardet evropiane. Marrëveshja...