‘Rizgjoi probleme midis judaizmit dhe krishterimit…’/ Vdekja e Kreut të Vatikanit, asnjë ngushëllim nga Izraeli dhe bota hebreje

‘Rizgjoi probleme midis judaizmit dhe krishterimit…’/ Vdekja e Kreut të Vatikanit, asnjë ngushëllim nga Izraeli dhe bota hebreje

Liderët botërore shprehën ngushëllime për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, i cili drejtoi Selinë e Shenjtë që prej vitit 2013, ndërsa sot në orët e para të mëngjesit ai u nda nga jeta në moshën 88 vjeçare. Por duket se jo të gjithë liderët botëror kanë shprehur ngushëllimet për Kreun e Vatikanit. Konkretisht qeveria izraelite apo nga kryeministri i saj Benyamin Netanyahu, nuk shprehën asnjë ngushëllim.  Ndërsa kryerabini i komunitetit hebre të Triestes, Alexander Meloni, tha se Kreu i Vatikanit ishte një Papë jashtëzakonisht problematik për botën hebraike. Sipas tij ishte një Papë që rizgjoi disa probleme në marrëdhëniet midis judaizmit dhe krishterimit.  “Ai ishte një papë jashtëzakonisht problematik për botën hebraike. Një Papë që rizgjoi disa probleme në marrëdhëniet midis judaizmit dhe krishterimit që ne i kemi...