Kisha Ortodokse e Shqipërisë: Vlerësojmë përpjekjet e Papa Franceskut për mirëkuptim mes dy kishave

Kisha Ortodokse e Shqipërisë: Vlerësojmë përpjekjet e Papa Franceskut për mirëkuptim mes dy kishave

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Papa Franceskut në moshën 88-vjeçare.Në mesazhin e ngushëllimit të Kishës Shqiptare vlerësohet misioni i Papa Franceskut, si dhe përpjekja e tij për mirëkuptim më të mëdh mes Kishës Ortodokse dhe Kishës Katolike. Mesazhi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë:MBI FJETJEN E PAPA FRANÇESKUT Duke marrë pjesë në hidhërimin për fjetjen e Papës së Romës, Françeskut, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona ndaj klerit dhe besimtarëve të Kishës Romano-Katolike. Gjatë misionit të tij si prift, peshkop dhe Papë, ai gjithmonë tregoi një përkushtim të thellë ndaj shpalljes së Ungjillit në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, veçanërisht përmes kujdesit të tij të sinqertë për të varfërit dhe të margjinalizuarit. Veçanërisht vlerësojmë përpjekjet e tij...