Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            Merr flakë avioni me 300 pasagjerë në SHBA
                            Një avion është përfshirë nga flakët flakët ndërsa po përgatitej të ngrihej nga Aeroporti Ndërkombëtar i Orlandos, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA). Mediat e huaja shkruajnë se në avion ndodheshin rreth 300 pasagjerë, të cilët  u evakuuan nga avioni duke përdorur daljet e emergjencës. Airbus A330 ishte gati të nisej për në Atlanta kur motori i tij mori flakë në orën 11:15 të mëngjesit me orën lokale. FAA ka deklaruar se do të hetojë ngjarjen. Në avionin me 282 pasagjerë dhe 12 anëtarë të ekuipazhit në bord dhe nuk kishte raportime për lëndime.