‘Më shikoni nudo’/ Deklarata tronditëse e Ramës para fëmijëve, juristi: Shkelje e ligjit për pornografinë…

‘Më shikoni nudo’/ Deklarata tronditëse e Ramës para fëmijëve, juristi: Shkelje e ligjit për pornografinë…

Deklarata  e bërë nga kryeministri Rama gjatë një takimi në Durrës ku të pranishëm ishin edhe fëmijë të mitur, ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik. Duke u shprehur para të miturve me fjalët “më shikoni mua nudo”, kreu i qeverisë ka shkaktuar polemika që shkojnë përtej etikës publike, duke ngjallur edhe shqetësime ligjore dhe sociale. I ftuar në emisionin ‘Taskë-Forcë’ në SYRI TV, me Sonila Meçon, juristi Kreshnik Myftari, e cilëson situatën si potencialisht të dënueshme penalisht, duke iu referuar nenit 117 të Kodit Penal për pornografinë. Ai thekson se mjafton reklamimi apo nxitja, edhe pa konsumim të drejtpërdrejtë të materialit, për të konsideruar një vepër penale të konsumuar. Përveç aspektit juridik, Myftari ngre shqetësime edhe për ndikimin social dhe psikologjik te fëmijët,...