44-vjeçari dhunon me sende të forta djalin e xhaxhait në Fier, shoqërohet në polici bashkë me të birin

44-vjeçari dhunon me sende të forta djalin e xhaxhait në Fier, shoqërohet në polici bashkë me të birin

Babë e bir në Fier janë shoqëruar nga policia, pas një sherri mbrëmjen e djeshme. Miri Sulaj, 44 vjeç, pas një konflikti ka qëlluar djalin e xhaxhait Eduard Sulaj, 44 vjeç. Në sherr është përfshirë edhe djali i autorit, 17 vjeç. Babë e bir , pas sherrit janë larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas janë vënë në pranga nga forcat Shqiponja. 44-vjeçari është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Burimi: Javanews.al