Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
44 vite në radhët e Policisë, Drejtuesit të Parë i jepet “Certifikata e Karrierës”
Pas 44 viteve të mbushura me përkushtim dhe sakrifica, në radhët e Policisë së Shtetit, oficeri i karrierës, Drejtues i Parë Besnik Bakiu, mbylli sot shërbimin aktiv, duke dalë në pension. Për kontributin e tij të çmuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda i akordoi Certifikatën e Karrierës, me motivacionin “Për merita të veçanta, profesionalizim dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës në shërbim të Policisë së Shtetit”. Gjatë ceremonisë së organizuar për këtë qëllim, Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda ka vlerësuar maksimalisht Drejtuesin e Parë Besnik Bakiu, për gjithë kontributin e dhënë, si dhe për vlerat e tij edhe në fushën e krijimtarisë dhe gazetarisë. “Të shërbesh 44 vite...