Çmenduri në Serie A, ja pse fituesi i titullit mund të kërkojë “finale” shtesë mes Interit dhe Napolit

Çmenduri në Serie A, ja pse fituesi i titullit mund të kërkojë “finale” shtesë mes Interit dhe Napolit

Serie A (2024-2025) po hyn në fazën përfundimtare dhe në horizont po shfaqet një skenar historik: “play off” për titullin kampion. Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i kampionatit, Interi dhe Napoli janë të barabartë në krye të renditjes me nga 71 pikë, duke hapur rrugën për një mundësi të përfshirë në rregulloren e re të ligës, sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport”. Rregulli i ri, një finale për titullinQë nga sezoni 2022-2023, Serie A ka zyrtarizuar rregullin e një ndeshjeje të vetme për titull, nëse dy skuadra e përfundojnë kampionatin me pikë të barabarta, në vendin e parë. Në këtë rast nuk merret parasysh as rezultati i ndeshjeve direkte, as diferenca e golave. Këto përdoren vetëm për të përcaktuar se ku...