I kërkuar nga Kosova për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, bie në prangat e policisë 31-vjeçari (Emri)

I kërkuar nga Kosova për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, bie në prangat e policisë 31-vjeçari (Emri)

Një 31-vjeçar nga Kukësi është arrestuar pas një operacioni të finalizuar nga policia shqiptare në kuadër të fazës së operacionit “Operacionalja”. Ky operacion është zhvilluar për kapjen e personave të kërkuar ndërkombëtarisht, dhe në këtë rast, arrestimi ka ndodhur pasi ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Kosovës. Shtetasi D. D., banues në Kukës, është kërkuar nga autoritetet kosovare për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, më konkretisht për shkelje të ligjit për lëndët narkotike (kokainë). Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale arrestoi shtetasin Denis Dina pasi më tetor 2024, ka transportuar rreth 1.1 kg kokainë nga Shqipëria në Kosovë nëpërmjet automjetit të tij. Lëndën narkotike ja ka dorëzuar shtetasit A.F, në Prishtinë i cili gjatë ndjekjes nga policia e Kosovës e ka...