Vdekja e Papa Françeskut/ Kisha Ortodokse e Shqipërisë mesazh ngushëllimi: Kujtojmë fjalët e tij “Ecni si vëllezër…”

Vdekja e Papa Françeskut/ Kisha Ortodokse e Shqipërisë mesazh ngushëllimi: Kujtojmë fjalët e tij “Ecni si vëllezër…”

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë ka reaguar lidhur mbi ndarjen nga jeta të Papa Françeskut në moshën 88-vjeçare. Në deklaratën publike, Kisha Orthodhokse shpreh ngushëllimin besimtarëve të Kishës Romano-Katolike. Më tej theksohet përpjekja e Papa Françeskut për mirëkuptim mes kishave. Gjithashtu, përmendet edhe fjala e Papës “ecni si vëllezër”. Reagimi i KOASH: Mbi fjetjen e Papa Françeskut! Duke marrë pjesë në hidhërimin për fjetjen e Papës së Romës, Françeskut, dëshirojmë të shprehim ngushëllimet tona ndaj klerit dhe besimtarëve të Kishës Romano-Katolike. Gjatë misionit të tij si prift, peshkop dhe Papë, ai gjithmonë tregoi një përkushtim të thellë ndaj shpalljes së Ungjillit në kontekste të ndryshme gjeografike dhe kulturore, veçanërisht përmes kujdesit të tij të sinqertë për të varfërit dhe të margjinalizuarit. Veçanërisht vlerësojmë përpjekjet e tij...