Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
17-vjeçari ua kishte rrëfyer shokëve! Vetëvrasja e adoleshentit në Gjirokastër, la pas shënime ku i kërkonte falje…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin e Gjirokastrës, ku një 17-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Valarë të dielën më 20 Prill. I riu, Vehip Peçi, nxënës i gjimnazit “Siri Shapllo”, i ka dhënë fund jetës përmes vetëvarjes. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30, kur ai u transportua me urgjencë nga familjarët në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës, por mjekët konfirmuan se i riu kishte ndërruar jetë para mbërritjes. Burime pranë familjes bëjnë me dije se 17-vjeçari po kalonte një periudhë të vështirë psikologjike. Ai kishte shfaqur shenja të izolimit dhe melankolisë, megjithatë nuk ndodhej nën ndonjë trajtim të rregullt mjekësor. Ekspertët kishin sugjeruar ndërhyrje të specializuar, por duket se sinjalet nuk janë marrë në kohë seriozisht. Vehipi kishte...