Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Ekzekutimi i 19-vjeçari shqiptar në Francë, autori në kërkim, identiteti i viktimës ende i panjohur
Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e së dielës qytetin Clermont-Ferrand në Francë, ku një i ri shqiptar, vetëm 19 vjeç, u vra me armë zjarri në rrugë, në zonën pranë stacionit të trenit SNCF, konkretisht në Avenue Charras. Sipas raportimeve të mediave franceze, i riu është qëlluar nga një automjet në lëvizje. Autori, ende i paidentifikuar, ka qëlluar në drejtim të viktimës dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Policia dhe shërbimet emergjente mbërritën menjëherë në vend, ku bënë përpjekje për ta reanimuar të riun, por ai u shpall i vdekur nga mjekët pak para orës 20:30. Burime nga hetimi kanë bërë të ditur se viktima nuk rezulton të ketë pasur precedentë penalë dhe nuk ishte i njohur më parë për autoritetet...