A do ketë marrëveshje? Sot mbahet seanca e katërt për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

A do ketë marrëveshje? Sot mbahet seanca e katërt për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Sot, prej orës 15:00 do të vazhdojë seanca konstituive përkatësisht për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Në tentativën e tretë të seancës konstitutive, të shtunën u miratua raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve dhe u bë betimi i deputetëve, raporton KosovaPress. Në seancën e së shtunës, në pikën e tretë të rendit të ditës, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekti me numrin më të madh të deputetëve në Kuvend, deputeti Glauk Konjufca propozoi për kryetare të Kuvendit deputeten Albulena Haxhiu. Në dy procedura votimi, për kandidaturën e paraqitur votuan 57 deputetë, ndërsa kryesuesi Dehari konstatoi se propozimi nuk kalon dhe në këto rrethana njoftoi për ndërprerjen e seancës së 19 prillit,...