Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shtëpia e Bardhë ndryshon përmbajtjen e faqes zyrtare të COVID 19: Provat që virusi shpërtheu nga laboratori i Wuhanit
Shtëpia e Bardhë e ka ndryshuar plotësisht funksionin e faqes federale covid.gov, e cila fillimisht ofronte informacion për pandeminë dhe mënyrën për të porositur testet. Tani është një faqe interneti e përkushtuar tërësisht për teorinë e Presidentit Donald Trump se pandemia e COVID-19 e ka origjinën nga një laborator kërkimor në Wuhan, Kinë. Kanë kaluar më shumë se pesë vjet që nga fillimi i pandemisë COVID-19, nga e cila kanë vdekur më shumë se 7 milionë njerëz në të gjithë botën. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, edhe muajin e fundit ka pasur mijëra vdekje të lidhura me COVID. Presidenti Donald Trump shkruan në një faqe të rishikuar qeveritare se pandemia ka filluar nga një rrjedhje në laborator në Wuhan, Kinë. Faqet covid.gov dhe covidtests.gov dikur...