Trump: Shpresojmë që Rusia dhe Ukraina të bëjnë një marrëveshje paqeje këtë javë

Trump: Shpresojmë që Rusia dhe Ukraina të bëjnë një marrëveshje paqeje këtë javë

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se ishte  optimist për mbarimin e konfliktit në Ukrainë. “Shpresojmë se Rusia dhe Ukraina do të bëjnë një marrëveshje këtë javë”, shkroi ai, me të gjitha shkronjat të mëdha, në rrjetin social Truth Social. “Të dy do të fillojnë të bëjnë biznes të madh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat po lulëzojnë dhe do të pasurohen”, shtoi ai. Trump kohët e fundit i bëri thirrje Ukrainës dhe Rusisë që të tregojnë gatishmëri për kompromis në luftën që Rusia filloi kur nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës më shumë se tre vjet më parë. Qeveria e SHBA e bëri të qartë se përndryshe mund të ndalonte përpjekjet për t’i dhënë fund luftës. Presidenti rus Vladimir...