Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Alarmohen banorët/ Dy shpërthime të fuqishme pirateknike në Sarandë, arrestohen dy të rinj
Dy shpërthime të fuqishme piroteknike kanë krijuar panik mbrëmjen e së dielës në qytetin e Sarandës, rreth orës 20:55. Ngjarja ka ndodhur pranë zonës së njohur si “Plazhi i Ri”, ku qytetarët janë alarmuar nga zhurma e fortë dhe efekti i mjeteve të hedhura. Menjëherë pas sinjalizimeve, forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Si rezultat i veprimeve janë kapur në flagrancë dy persona të cilët akuzohen për përdorimin e lëndëve piroteknike me shkallë të lartë shpërthimi. Të ndaluarit janë identifikuar si Ervis Ogici, 18 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, dhe K. K., 17 vjeç, lindur në Kozani dhe banues në Korfuz, Greqi. Të dy janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Sarandës, ku po kryhen...