Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Arrestimi i zyrtarëve të Rrugores në flagrancë, SPAK i drejtohet gjykatës për masa sigurie, dyshohet se morën 2 mijë €
Për drejtuesin e Policisë Rrugore të Tiranë, Roven Zeka, shefin e Sektorit të Aksidenteve në Tiranë, Sokol Novaku, dhe oficerin e policisë gjyqësore, Edison Tabaku, të cilët u arrestuan këtë të shtunë (19 prill 2025), nuk ka asnjë masë sigurie nga GJKKO. Burime mediatike bëjnë me dije se prokurorja e çështjes, Elida Kaçkini, pritet t’i drejtohet me kërkesë GJKKO-së me orët në vijim. Mësohet gjithashtu se nuk bëhet fjalë për mosreferim në prokurori të një aksidenti, por mosprocedim me arrestim. Sipas të dhënave paraprake, zyrtarët dyshohet se kanë favorizuar kundrejt një shume prej 2 mijë eurosh drejtuesen e një automjeti të përfshirë në një aksident. Kjo e fundit ka shkaktuar një aksident rrugor dhe është proceduar në gjendje të lirë, megjithëse nga aksidenti 2 persona...