43.7 orë në javë, Shqipëria kryeson në Europë për kohëzgjatjen në punë

43.7 orë në javë, Shqipëria kryeson në Europë për kohëzgjatjen në punë

Në Shqipëri punohet mesatarisht rreth 43.7 orë në javë, gati 8 orë më shumë sesa në vendet e BE-së. Shqipëria renditet kështu vendi i parë në Europë, duke kaluar edhe Turqinë, ku EUROSTAT llogarit një mesatare javore pune 43.1 orë. Koha e gjatë në punë, diktohet në sektorët e prodhimit, bujqësisë e ndërtimit, ku punonjësit janë të angazhuar deri në 46 orë në punë, ndërsa administrata është aktive për 40 orë në javë. Për krahasim, rajoni i Ballkanit, përgjithësisht punon më gjatë. Në Mal të Zi punonjësit janë në punë 42.8 orë në javë, në Serbi 41.3, në Bosnjë 41.2...
Burimi: Javanews.al