Ditëlindje mbretërore me 1 mijë të ftuar, princesha Isabella feston 18-vjetorin

Ditëlindje mbretërore me 1 mijë të ftuar, princesha Isabella feston 18-vjetorin

Në një festë magjike që mblodhi mbi një mijë të rinj nga e gjithë Danimarka, Princesha Isabella festoi 18-vjetorin me një event madhështor në Teatrin e Vjetër Mbretëror në Kopenhagë. Veshur me një fustan balloje që shkëlqente, princesha mbërriti në tapetin e kuq së bashku me prindërit, Mbretin Frederik X dhe Mbretëreshën Mary, si dhe vëllezërit e motrën, Princin Christian, 19 vjeç, dhe binjakët Josephine e Vincent, 14 vjeç. Në këtë ceremoni morën pjesë edhe figurat kryesore të familjes mbretërore daneze, përfshirë Mbretëreshën Margrethe, që festoi 85-vjetorin. Mijëra të ftuar, përfshirë të rinjtë që fituan bileta me short, ndoqën një program artistik që varionte nga opera dhe baleti klasik deri te muzika pop dhe kërcimi modern. Gjatë mbrëmjes, Princesha Isabella u ul në Galerinë Mbretërore...